Vendosni fjalën kyçe....

Menduan se vdiq dhe e hodhën në det, shqiptari dhe greku fajësojnë njëri-tjetrin


Një vajzë e re ka humbur jetën në mënyrë tragjike, në ishullin Rodos në Greqi. Për vdekjen e saj akuzohen dy të rinj, njëri prej të cilëve shqiptar.

Dy të rinjtë, një shqiptar 19 vjeç dhe një grek 21 vjeç kanë pranuar se e kanë marrë të renë nga shtëpia e saj më 27 nëntor, dhe pasi e kanë çuar në shtëpinë e njërit prej tyre i kanë kërkuar marrëdhënie seksuale por ajo ka refuzuar.

Mediat greke shkruajnë se dy të rinjtë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, pas refuzimit e kanë goditur vajzën me armë të ftohtë në kokë, dhe më pas ajo ka rënë pa ndjenja. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur më 28 nëntor.

Ata janë shprehur se kishin menduar se ajo kishte vdekur, dhe për t’u dukur si vdekje aksidentale ata e hodhën nga shkëmbinjtë në det.

Një ditë pas ngjarjes, e reja u gjet nga policia në det, thuajse e zhveshur.

Nga autopsia ka rezultuar se vajza kishte humbur jetën nga mbytja, pasi nga dhuna vetëm sa kishte humbur ndjenjat. I riu shqiptar dhe ai grek fajësojnë njëri-tjetrin për ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *