Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Unaza e re, aferë e zezë e korrupsionit të qeverisë


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në lidhje me protestën te “Unaza e Re” është shprehur se është një  aferë e zezë e korrupsionit të qeverisë.

Vasili e cilësoi atë si një aferë të pastër korruptive duke kërkuar që Prokuroria të reagojë dhe të nisë një hetim përballë fakteve të tilla.
Sa i përket bojkotit të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të LSI la të hapur mundësinë e rikthimit të opozitës  në parlament, por ai theksoi se  kur të trajtohen ligje që janë në shërbim të qytetarëve.

“Ne kemi ndërmarrë një bojkot të kushtëzuar. Do të rikthehemi në parlament kur ta shohim ne të arsyeshme se do të nevojitet prezenca jonë” u shpreh ai.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *