Templates by BIGtheme NET

Polici del kundër “Jelekëve të verdhë” i veshur me tuta sporti (Foto)

Një efektiv policie në Paris është “kapur” teksa kishte dalë në punë i veshur me rroba shtëpie.

Teksa kolegët e tij janë të armatosur gjer në dhëmbë me të gjitha pajimet për t’u përballur me “Jelekët e verdhë”, efektivi shihet me një palë tuta “Adidas” dhe me këpucët që vesh në përditshmërinë e tij.

Kryeqyteti francez dhe qytetet kryesore në vend janë përfshirë prej më shumë se 2 javësh nga protesta të dhunshme.

Të nisura fillimisht si protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit, ato janë kthyer në protesta masive me të tjera kërkesa.

Pas kthimit nga Argjentina, ku ishte pjesë e samitit të G20-ës, presidenti Macron deklaroi se nuk do tërhiqej para protestuesve dhe se kishte menduar të nxirrte ushtrinë në rrugë.

Por ditën e djeshme, mësohet se ai i ka kërkuar kryeministrit Philippe që të ulet të bisedojë me protestuesit si dhe me liderët e opozitës për gjetjen e një zgjidhjeje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto