Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit francezë largohen nga takimi me kryeministrin: Kemi marrë kërcënime


Protestuesit francezë të vetëquajtur “Jelekët e verdhë” kanë dalë nga takimi me kryeministrin Edouard Philippe.

“BBC” shkruan se disa anëtarë të grupit protestues, thanë se kishin marrë kërcënime me vdekje nga protestuesit që qëndrojnë në vijën e parë, duke i paralajmëruar ata të mos hynin në negociata me qeverinë.

“Jelekët e verdhë” kanë protestuar kundër taksës së karburantit që nga mesi i nëntorit. Por protestat tani pasqyrojnë zemërimin e përhapur ndaj qeverisë.

Tre persona kanë humbur jetën që nga fillimi i trazirave dhe dhunës mes protestuesve dhe policisë. Po ashtu statujat e “Harkut të Triumfit” në Paris u prishën në tubimin e të shtunës së kalua.

“Jelekët e verdhë” janë quajtur kështu për shkak se protestuesit kanë dalë në rrugë veshur me jelekë fosforeshentë.

Presidenti Emmanuel Macron ka akuzuar kundërshtarët e tij politik se po e përdorin lëvizjen në mënyrë që të bllokojnë programin e tij të reformës.

Presidenti francez zhvilloi një takim urgjent të hënën për sigurinë. Ministrat thanë nuk i kanë përjashtuar opsionet, e vendosjes së një gjendje të jashtëzakonshme nuk ishte diskutuar gjatë bisedimeve.

Macron ka anuluar gjithashtu një udhëtim të planifikuar në Serbi për t’u përqendruar në këtë krizë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *