Vendosni fjalën kyçe....

Rama i shembi shtëpinë, banori: Të dhamë 100 vota por me pushtet po na rënon


Banorët e Shkozës janë sot sërish duke protestuar për prishjen e banesave të tyre. Duhet të themi se IMKT ka zbarkuar në Shkozë. Deputetë e opozitës ndodhen pranë banorëve.

Një banor që i është shembur shtëpia u shpreh se Ramës ia dhamë votën por jo që të na shembte shtëpitë.

“Shtëpinë ma shembën, unë jam 100 vota  si farë e fis. Ai nuk ka marrë votën të më shembë shtëpinë tonë.  Ja dhamë pushtetin por po na rënon.”, u shpreh një banor i Shkozës.

“Edhe policët qanin kur na shikonin ashtu. Një pjesë e përjeton dhimbjen tonë. Cdo gjë është në fytyrat tona.”, tha një banore.  “Duam shtëpitë tona”, është një nga thirrjet e banorëve.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *