Vendosni fjalën kyçe....

Tre protesta kundër Velijat, flet kryebashkiaku: Shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve


Kreu i Bashkisë së Tiranës ka reaguar pas prishjes së dy godinave në zonën e Laprakës të cilat preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

Në Twitter Veliaj bën të ditur se të dyja këto familje pranuan që të pranojnë ofertën e Bashkisë së Tiranës për marrë bonus qiraje deri në tre vjet dhe të lirojnë banesat që u prishën sot nga IMT-ja në afërsi të Doganës.

“Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës! Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera – shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj.

Duhet të themi se qindra banorët në tre protesta të ndryshme në Tiranë po dalin kundër Veliajt pasi kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Ata kanë tentuar të mbrojnë dhe forcë banesat e tyre dhe janë shprehur se janë të terrorizuar. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *