Vala e ringjalljes së krahut të djathtë që ka përmbytur Evropën pas krizës së refugjatëve ka arritur në Spanjë.
Një parti me qasje anti-emigrante ka hyrë në parlament në Andaluzinë e Spanjës dhe mund të bëhet kycce për fatet e qeverisë spanjolle.
Rajoni më i populluar i Spanjës dhe një nga fuqitë e saj ekonomike, Andaluzia, zhvilloi zgjedhjet parlamentare këtë fundjavë.
Megjithëse votimi u fitua teknikisht nga socialistët, të cilët kanë qeverisur rajonin për gati 40 vjet, është suksesi i habitshëm i partisë së krahut të djathtë “Vox” që rrëmbeu titujt dhe faqet e para të mediave.
Forca politike e krijuar, e themeluar në vitin 2013, arriti një rezultat mbresëlënës, duke fituar dy herë më shumë vota se sa ishte parashikuar dhe duke siguruar 12 vende në legjislaturë.
Ndërsa shumica e partive kryesore që merrnin pjesë në zgjedhje humbën mbështetjen e votuesve, “Vox” ishte një nga të paktët që gëzonte një nxitje të konsiderueshme në mbështetjen e publikut.
E themeluar nga një grup i shkëputur nga Partia Popullore Konservatore Spanjolle, “Vox” shpejt mori një qëndrim anti-islam dhe anti-emigracion.
Partia gjithashtu ka një pikëpamje euroskeptike, ndërsa kundërshton rritjen e autonomisë për rajonet spanjolle, siç është Katalonia.