Templates by BIGtheme NET

4 shqiptarë të vrarë në Greqi, reagon policia helene

 

Lidhur me vrasjet e fundit të 4 shqiptarëve në Greqi ka reaguar policia helene e cila është shprehur se ka nisur heimet dhe do të bëhet e mundur kapja e autorëve.

Kjo deklaratë vjen pas reagimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare lidhur me 4 shqiptarët që kanë humbur jetën në greqi ditët e fundit.

Ne këtë deklaratë thuhet se në lidhje me vrasjet e fundit të shtetasve shqiptarë në Greqi, në të gjitha rastet, policia greke ka nisur hetimet paraprake dhe ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme proceduriale në bashkëpunim me prokurorinë, me qëllim zbardhjen e rasteve, krijimin e akuzave si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë dy javëve të fundit, 4 shqiptarë kanë humbur jetën në Greqi. Përpara vrasjes së 18-vjeçarit Marios Isak, janë ekzekutuar 63-vjeçari Petrit Zifle, i cili u vra në Korfuz nga një grek, pjesëtar i ‘Agimit të Artë’. Shkak i ngjarjes dyshohet se ishte konflikti mes të dyve në një lokal për ekzekutimin e  Kostandinos Kaçifas në Bularat. Një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Trikallës në rrethana të mistershme, ai dyshohet se është vrarë. Ndërsa viktima e katërt është Altin Mullai, i cili u vra më 22 Nëntor në një shkëmbim zjarri me policinë greke në zonën e Janinës. 39-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë po trafikonin 166 kilogramë kanabis në Greqi.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto