Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga protesta thirrje studentëve: Mos u dorëzoni, të largojmë të keqen


Banorët e Unazës së Re janë ngritur edhe sot në protestë pasi kërkojnë dëmshpërblim për banesat e tyre. Në këtë protestë sot është edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili është shprehur se ky është një projekt abuziv ku Rama do të pasurohet vetë.

Basha u ka bërë thirrje studentëve dhe banorëve të mos dorëzohen pasi së bashku mund ta rrëzojnë këtë qeveri dhe do të triumfojnë mbi të keqen.

” Këtu nuk ka një projekt por ka qëllim vetëm vjedhjen. Taksat po rënojnë jetën e familjeve shqiptare. Opozita është në krahë të banorëve që të zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën. Erion Veliaj dhe Rama kanë  bërë gjithçka për t’ju përcarë, për t’ju blerë por ju nuk jemi bërë me ta. Sot janë ngritur edhe studentët për zhvatjen e xhepave të tyre. Kjo është një revoltë qytetare që do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit. Unë kam një mesazh sot: Studentë mos u dorëzoni, qytetarë mos u dorëzoni së bashku mund ta rrëzojmë këtë qeveri dhe do të triumfojmë mbi të keqen”, u shpreh Basha nga protesta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *