Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se punonte kundër interesave të NATO-s dhe Sllovakisë, dëbohet diplomati rus


Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, tha të mërkurën se diplomati është dëbuar në fund të nëntorit, pas informacioneve të siguruara nga Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake se aktivitetet e tij kanë qenë kundër interesave të Sllovakisë dhe NATO-s.

Pellegrini nuk e identifikoi rusin e dëbuar, por tha se ai ishte “punonjës diplomatik në zyrën e atasheut të mbrojtjes” në ambasadën ruse në Bratisllavë.

Ai tha se i dyshuari është “shpallur person i padëshirueshëm më 22 nëntor” dhe se është larguar nga Sllovakia brenda 48 orësh.

Pellegrini po ashtu tha se “aktivitetet spiunuese” të të dyshuarit bien ndesh me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike
Rusia nuk reagoi ende ndaj deklaratave të Pellegrinit.
Sllovakia është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *