Ministrja e Arsimit, Nikolla, ka dalë në një konferencë për shtyp me rektorët e Universiteteve në vend.
Në sallën e Ministrisë së Arsimit, Nikolla tha se e gjithë vëmendja e qeverisë dhe e saj është për studentët.
Ajo tha se edhe pse kishte kërkuar një përfaqësi nga studentët, këta të fundit nuk kishin pranuar dhe për këtë arsye kishte dalë në konferencën për shtyp.
“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe Rektorëve për një protestë të një grupimi studentesh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë.
E gjithë vëmendja ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë.
Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj.” – tha Nikolla.
Më tej Nikolla shpjegoi edhe tarifat e studimit në Arsimin e Lartë, ndërsa shtoi se qeveria do punojë për përmirsimin e kuështeve në konviktet e universiteteve.
“Me përgjegjësi për t’i thënë të vërtetat deri në fund janë dekanët që janë syri e veshi i të gjithë studentëve dhe për të parë nëse është e vërtetë kjo që unë po vlerësoj sot. Mbyllëm 22 universitete kioskë, mundësuam proces akreditimi për herë të parë në Shqipëri dhe akuzohemi se tarifat janë shumëfishuar.
Ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë të vërtetën se cfarë ka ndodhur me tarifat. Në 2013 – 2017 kemi rritje vetëm në vitin 2014 të tarifës maksimale. Kjo rritje nuk ka prekur gjithë programet e studimit, ka prekur vetëm shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja.
Efekti financiar, 75 milionë lekë. Ishte vendimmarje në kohën e duhur, pasi ne 2014 bëmë një ndërhyrje në arsimin e lartë, duke mos kuotuar më part time, i cili është një histori më vetë. Ndaj nuk mund të lejojmë një gropë financiare tjetër. Një 5570 lekësh në vit, kjo është rritja se sa fish është të gjithë i bëni vetë llogaritë. Dhe deri më sot në 4 vite, nuk kemi asnjë rritje tarifash studimi.” – shtoi Nikolla.