Zbulohet kush është 18-vjeçari shqiptar që u gjet i vrarë në një rrugë në Kavalla të Greqisë. Ai quhet Mario Isa dhe është me origjinë nga Leskoviku.
Sipas mediave greke, babai i 18-vjeçarit punon në ndërtim, ndërsa mamaja punon në një piceri. Po ashtu në mediat Helene thuhet se Marios ishte lojtar i një ekipi futbolli grek, atë të Heracles
Marios Isa ishte rritur në Kavalla ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Trupi i shqiptarit u gjet i pajetë pas orës 22:00 në qendër të Kavallës, prapa Tregut Komunal të Kavallës.
Njerëz të paidentifikuar ende, thuhet se e qëlluan të riun në mes të rrugës. Dyshohet që qitësi të jetë profesionist.
Në bazë të dëshmive të deri më tanishme, shqiptari është qëlluar dy herë në shpinë.
Në duart e viktimës u gjet një kartmonedhë 50 euroshe. Për këtë shkak besohet se i riu nuk ka qenë pre e ndonjë grabitjeje, por dyshohet se kjo ka qenë një koflikt për pazare të jashtëligjshme droge.
Megjithatë ende nuk ka një përfundim nga policia greke.
Prindërit e Marios kanë shkuar Departamentin e Policisë në Kavalla për të dëshmuar.