Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj nuk tërhiqet për taksën: Interesi i Kosovës është i pari


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se qeveria e drejtuar prej tij nuk ka ndërmend të tërhiqet nga taksa 100% ndaj mallrave serbe.

Në një takim me shoqatën e përpunuesve të drurit në vend, së bashku me përfaqësuesit e USAID-it, Haradinaj tha se taksa do ndihmojë pozitivisht ekonominë e vendit dhe është vendosur pasi për qeverinë e drejtuar prej tij, Kosova dhe interesat e saj janë të parat.

“Taksa e vendosur mund të lidhet edhe me këtë rast. Kjo taksë është e duhur, e ka edhe një efekt, është Kosova e para. Prodhuesit e drurit i zhvillojnë kapacitetet e veta dhe janë garues në çmim. Kështu e ndihmojnë Kosovën, ku hapin edhe vende të reja të punës”, tha ai raporton Lajmi.net.

Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë prodhuesit që të investojnë në hapjen e vendeve të punës, në mënyrë që Kosova të jetë e konkurrueshme edhe në botë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *