Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: Jam personi më i kualifikuar për të qenë President i SHBA-së


Shumë analistë mendojnë se ish-nënpresidenti amerikan Joe Biden do të kandidojë për president në vitin 2020.

Edhe ai vetë beson se është më i kualifikuari për të qenë president.

“Mendoj se jam personi më i kualifikuar në vend për të qenë president“, tha Biden para një audience në Missoula të Montanës.

Mirëpo vendimi për të kandiduar për President në vitin 2020, do të varet edhe nga familja e tij.

 “Çështjet me të cilat përballemi si vend sot, janë çështje për të cilat unë jam marrë gjithë jetën, përpjekjet e klasës së mesme, politika e jashtme. Por unë dhe familja ime duhet të vendosim së bashku nëse jemi gati. Ne çdo gjë e bëjmë si familje”.

“Kam një mbesë dhe një nip të cilëve u ka vdekur i ati, që më duan dhe duan që të jem pranë tyre. Unë dua të jem i pranishëm të kujdesem për ta, prandaj duhet të shikojmë nëse mund ta realizojmë këtë si familje”, tha ai, duke iu referuar fëmijëve të djalit të tij Beau Biden, që vdiq në vitin 2015 nga kanceri në tru.

Për shkak të vdekjes së të birit, Biden nuk kandidoi për president në vitin 2016.

Biden tha se do të merrte një vendim për fushatën e vitit 2020 brenda gjashtë javësh ose dy muajsh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *