Templates by BIGtheme NET

Katy Perry bëhet xheloze, ofron 50.000 dollarë për të mos lënë fansen në takim me Orlando Bloom (VIDEO)

Këngëtarja Katy Perry mori pjesë në një koncert bamirësie të dielën, ku u përball me një fanse për të dalë në një takim me të dashurin e saj Orlando Bloom.

Gjatë koncertit u hap një ankand për Bloom. Fansat duhet të ofronin sa më shumë para për të fituar një udhëtim me motor dhe një drekë me aktorin e famshëm dhe këto para do të shkojnë për të prekurit nga zjarri i fundit në Woolsey .

Mirëpo Katy Perry duket se u bë xheloze: “Ju mund të bëni një udhëtim me motor dhe gjithashtu mund të hani drekë me Orlando Bloom. Kjo do të thotë se ju do të jeni në motor me të dhe do ta mbaheni tek trupi i tij në një mënyrë që mua nuk më emocionon. Ti po mbahesh në muskujt e tij dhe…”

Kështu, kur një fanse e quajtur Laura ofroi 20.000 dollarë për takimin me Bloom, vetë Katy hyri në ankand dhe ofroi më shumë se dyfishin e ofertës duke mos e lejuar fansen të dilte në takim me Bloom.

“Më vjen keq Laura, po e marr për 50.000 dollarë,”-tha Perry. Kjo ka bërë që këngëtarja të kritikohet në rrjetet sociale, pasi i mori të vetmen mundësi fanses të dilte në një takim me Bloom, ndërkohë që ajo vetë mund ta takojë sa herë të dojë.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto