Templates by BIGtheme NET

KLSH: 957 milionë euro abuzime nga institucionet gjatë 9 muajve të 2018-ës

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga auditimet e kryera nga ky institucion për periudhën Janar 2018-Shtator 2018, abuzimet e kryera nga institucionet shtetërore janë 957.3 milionë euro.

Institucionet e audituara prej KLSH-së kanë qenë: Ministritë dhe institucionet qendrore, institucionet e administratës së vetëqeverisjes vendore dhe njësi të tjera në nivel vendor, drejtoritë dhe degët e tatimeve dhe doganave.

Institucionet e tjera të audituara janë: Institucionet financiare dhe shoqëritë me kapital të përbashkët shtetëror, njësitë dhe projektet me financime të huaja, subjekte të mbrojtjes së mjedisit dhe institucione në të cilat janë kryer 10 auditime performance.

“Buletini i tretë statistikor i vitit 2018, përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën Janar – Shtator 2018. Në këtë buletin përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit (3E), masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, rekomandime për ndryshime apo përmirësim të legjislacionit si edhe kallëzimet penale të përcjella në Prokurori.

Për periudhën janar – shtator 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka planifikuar 148 auditime dhe ka filluar sipas planit 148 të tillë nga të cilët:

  • 102 auditimet e evaduara janë të detajuara si më poshtë:
  • 17 janë auditime përputhshmërie;
  • 13 auditime financiare
  •  58  janë auditime rregullshmërie dhe përputhshmërie;
  • 10 auditime performance;
  • 4 janë auditime IT;

Gjithashtu në fund të vitit 2017, KLSH ka nisur Auditimin e Brendshëm të institucionit dhe Auditimin mbi funksionimin e sistemeve menaxhuese dhe kontrolluese në strukturën e implementimit të Projektit IPA 2013 në KLSH, auditime të cilat u evaduan në muajin mars të vitit 2018.” – thuhet në raportin e KLSH-së.

Në raportin e KLSH-së janë dhënë me hollësi shkeljet dhe parregullsitë financiare që janë gjetur gjatë auditimit sipas zërave ku shuma totale shkon në 957.3 milionë euro.

“ A. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro.

  1. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila:
  2. 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro;
  3. 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro.” – përfundon raporti i KLSH-së.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto