Për herë të parë, një grua ka lindur foshnjën e saj të shëndetshme pasi 9 muaj më parë kishte bërë trasplant mitre në Brazil. Mitra si organ i ishte marrë një gruaje që kishte humbur jetën. Mitra është një organ riprodhues femëror që strehon dhe ushqen fetusin deri në lindje.
“Rezultatet japin prova të konceptit për një mundësi të re trajtimi për infertilitetin e mitrës “, shkruan bashkëautorët Dr. Dani Ejzenberg, i Universitetit të Sao Paulos dhe i Spitalit das Clinicas në Brazil dhe Dr. Wellington Andraus.
Më pak se 5% e grave në mbarë botën kanë një lloj “infertiliteti faktor absolut mitër”, në të cilin një anormaliteti në miter nuk lejon që të mbajë fetusin.
Burimi: CNN
MUND TË KOMENTOSH
Komento i pari