Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në eventin ku prezantohej filmi për ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana.
Rama ka deklaruar se Cana është i vetmi kapiten i kombëtares që mbahet mend dhe kujtohet nga shqiptarët. Mesa duket kapitenët e tjerë Rama nuk i ka fare në listë.
“Në këtë rast gazetari nuk është kazan ka thënë tërësisht të vërtetën. Loriku është i vetmi kapiten që mbahet mend, veç Armando Dukës të tjerët nuk mbahen mend nga shumica.
Loriku është më i madh se jeta, edhe pa e njohur nga afër, kur e shikoje në fushë e kuptoje që është një lojtar më shumë se i zoti. Më vjen mirë që njoha dhe të atin e Lorikut përmes filmit. Lorikut nënën më shumë se të tjerët ja ka sharë baba, kur nuk luante mirë në fushë.”, u shpreh Rama.