Templates by BIGtheme NET

Miley Cyrus: E parandieva që do të më digjej shtëpia

Aktorja dhe këngëtarja e famshme Miley Cyrus ka folur pas djegies së shtëpisë së saj nga zjarret në Kaliforni.  Në një intervistë me gazetarin Ryan Seacrest, ajo promovoi këngën e saj më të re me titull “Nothing Breaks Like a Heart”, ku kishte folur për një shtëpi të djegur.

“Kjo shtëpi e djegur, nuk ka mbetur më asgjë. Ka vetëm tym dhe të dy e dimë mirë” –thuhet në një pjesë të këngës të këngëtares. 

Këngëtarja ka treguar më tej se deri diku e ka parandjerë se do i digjej shtëpia.  “Ne kemi punuar përreth 1 vit e gjysmë për këtë album. E di që nuk është mënyra më e mirë për ta bërë publike, sepse është vërtetë një çmenduri që e shkruajta këtë këngë me Mark Ronson, shumë kohë përpara se të humbja shtëpinë time në Malibu. Ishte një koincidencë e frikshme”,  shprehet Miley.

Paris Jackson, Stella McCartney and Miley Cyrus. REUTERS/Carlo Allegri

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto