Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla fton studentët për negociata, por ata i rrethojnë ministrinë


Pas protestës masive të studentëve të tre fakulteteve, atyre të Shkencave të Natyrës dhe ata të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Arkitekturës dhe Urbanistikës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka kërkuar që një përfaqësi e studentëve të ulet në negociata.

Në një lidhje telefonike për televizionin “Ora News”, Nikolla është shprehur: “Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.  Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendosur për të komunikuar dhe të sqaroj”.

Mirëpo në një lidhje të drejtë për “Fax News”, gazetarja i pyeti studentët në protestë nëse është e vërtetë që një grup përfaqësues i tyre po negocion me Nikollën dhe përgjigja ishte mohuese.

 “Nuk pranojmë grupe përfaqësimi”, tha studenti.

Studentët kanë rrethuar ministrinë e Arsimit dhe nuk pranojnë negociata, ndërsa i kanë dhënë ultimatum qeverisë t’u përgjigjet kërkesave të tyre brenda ditës dhe brenda orarit zyrtar të punës.

Studentët kanë tre kërkesa:

1.Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
2. Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
3. Pagesën me këste të tarifës.

“O Linditë që s’di këndim, u bëre ministre për arsim”, është një nga shumë parrullat që shoqërojnë këtë protestë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *