Vendosni fjalën kyçe....

“S’paguajmë për krizën tuaj”, studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit (VIDEO)


Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ata të Inxhinierisë së Ndërtimit u janë bashkuar atyre të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në protestën kundër VKM-së së pagimit të tarifës për çdo lëndë të mbartur.

Mijëra studentë kanë bojkotuar sot mësimin, duke u nisur në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit.

“Nuk paguaj, nuk paguaj, asnjë lek për krizën tuaj”, është një nga thirrjet e studentëve.

Studentët kanë nëshkruar një peticion kundër tarifës së re prej 60 mijë lekësh dhe kanë deklaruar se nuk do e paguajnë atë.

Edhe para dy javës, lëvizja studentore zhvilloi një protestë para Kryeministrisë, ku kërkuan uljen e tarifave studentore. Ata prej kohësh kanë kundërshtuar tarifat e studimit në Universitetet publike.

Ndërsa ditën e djeshme u ngritën kundër VKM-së së papritur për pagimin e tarifës për çdo lëndë të mbartur.

Këta studentë, kanë tre kërkesa:

1.Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
2. Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
3. Pagesën me këste të tarifës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *