Çdo ditë në vendin tonë ndodhin tentativa për vetëvrasje. Dy rastet e fundit janë shënuar në të njëjtën ditë vetëm në qarkun e Lezhës.
Rasti i parë u shënua në Barbullojë të Lezhës, ku 26-vjeçarja me inicialet K.P., ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital, pasi kishte pirë disa medikamente. Mendohet se e reja ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Më datë 03. 12. 2018, në Barbullojë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetësja K. P., vjeçe 26. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i dytë ndodhi në Laç, ku një 33-vjeçare me inicialet V.D., ka tentuar të vetëflijohet duket pirë disa ilaçe. Familjarët kanë qenë ata që e kanë dërguar në spital.
“Më datë 03. 12. 2018, në Laç, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetësja V. D., vjeçe 33. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, vijon më tej njoftimi.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të dy ngjarjeve.