Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca ul flamurin gjysmështizë, Meta: Mirënjohje veprës së Bushit


Presidenca ka vendosur të ulë flamurin gjysmështizë për nder të ish-Presidentit amerikan George H.W Bush, që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Lajmin e bën publik vetë Presidenti Ilir Meta, i cili shpreh mirënjohjen ndaj kontributit të Bush në ndryshimet e para demokratike në Shqipëri, si edhe në shembjen e Murit të Berlinit.

“Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë”, shkruan Meta.

Ish-Presidenti George H.W Bush u nda nga jeta pak ditë më parë, në moshën 94-vjeçare.

Sot pritet të zhvillohet ceremonia e varrimit të ish-presidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *