Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve. Ai është shprehur se asnjë tarifë nuk është rritur që nga viti 2014 për universitetet.
“Thjesht e vërteta: 1.Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2.Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3.VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4.Efekti i VKM nis vitin tjetër 5.Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, shprehet Rama.
Studentët kërkojnë:
- Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
- Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
- Pagesën me këste të tarifës.