Vendosni fjalën kyçe....

Protesta, zv/ministrja e Arsimit: Studentët po manipulohen nga partitë politike


Zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar së fundmi se protesta e sotme e studentëve është legjitime por sipas saj ata po manipulohen nga nga partitë politike.

“Në disa vende të botës, 1 provim  nuk mund të jepet më shumë se një herë. Ne ftuan një përfaqësi të studentëve, por ata nuk erdhën dhe zgjodhën për të qëndruar në rrugë. Protesta e tyre është tërësisht legjitime.

Padyshim se ata e kanë ndjerë presionin financiar, prandaj është edhe protesta. Studentët po manipulohen nga partitë politike. Tarifa për studim nuk është rritur që nga viti 2014, sot është dita kur ata dolën pas 4 vitesh.  Nëse nesër ata do të jenë të gatshëm për të ardhur në ministri, ne jemi aty dhe do t’i presim”, u shpreh ajo për “News 24”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *