Vendosni fjalën kyçe....

Protestës i bashkohen pedagogë e artistë: Ky është vetëm fillimi, mos e ndalni luftën!


Protestës së qindra studentëve që janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, si aktori Neritan Liçaj e regjisori Kastriot Çipi si dhe profesori i frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Edmond Tupja.

Aktori Liçaj tha se qeveria e kryeministrit Rama është antikombëtare dhe e papërgjegjshme dhe se duhej ndalur.

“Ju jeni e ardhmja. Kjo qeveri është antikombëtare, qeveri e papërgjegjshme që nxjerr ligje kundër qytetarëve. Duhet të mblidhemi të gjithë dhe të dalim para Kryeministrisë për të protestuar.” – tha Liçaj.

Pas tij, fjalën e mori profesori i frëngjishtes, Edmond Tupja, i cili shprehu mbështetjen e tij për protestën e studentëve ndërsa u bëri thirrje që të mos ndalen deri në fund. “Studentë dhe studente të mitë, ky është vetëm fillimi. Vazhdoni luftën.” – theksoi Tupja.

Kurse regjisori Çipi tha se studentët duhet të kërkojnë arsim publik falas pasi kjo është e drejta e tyre kushtetuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *