Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në krye të OSBE në 2020, Soreca: Do ju japim mbështetjen tonë


Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e marrë sot që i jep Shqipërisë kryesimin e radhës së OSBE-së në vitin 2020.

Soreca ka reaguar në Twitter ku është shprehur se i jep mbështetje vendit tonë për këtë rol të rëndësishëm.

“Ambasada e BE në Shqipëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim të japim mbështetjen tonë për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE.

Duhet të themi se ky lajm i bë i ditur nga lajmi u bë i ditur sot nga Italia, e cila aktualisht kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.Soreca Twitter

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *