Këshillat Studentorë të Univesiteteve Publikë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit më një letër ku kërkojnë plotësimi e kërkesave të tyre të cilat i kanë detyruar ata të dalin në protestë disa ditë me rradhë.
Studentët i kanë lënë afat deri ditën e nesërme ministrisë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Në letrën drejtuar Ministrisë studentët kërkojnë:
- Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.
- Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
- Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
- Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i arsimit të Lartë)
Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018