Templates by BIGtheme NET

Studentët ultimatum Nikollës: Presim përgjigje brenda ditës së sotme

Mijëra studentë të fakluteteve të Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Shkencave të natyrës po zhvillojnë një protestë masive.

Një pjesë e tyre kanë marshuar para Kryeministrisë dhe më pas janë bashkuar me pjesën tjetër të studentëve që po protestonin para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kërkojnë:

  1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
  2. Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
  3. Pagesën me këste të tarifës.

Studentët thërrasin kërkojnë gjithashtu edhe uljen e tarifave të studimit dhe përmirësimin e kushteve në konvikte.

Ata kanë hedhur poshtë kërkesën për të negociiuar me ministren e Arsimit, brenda mjediseve të Ministrisë së Arsimit.

“Kërkesat janë të panegociueshme. Ministrja të na japë përgjigje brenda ditës së sotme, brenda orarit të punës. Pagesa e tarifës studentore të bëhet me këste. Arsim publik falas. Nuk bëjmë negociata me ministren arrogante dhe injorante. Në 21 maj është marrë një vendim i turpshëm për tarifat. I duam studimet si gjithë Evropa. Ne nuk ikim.” – thërrasin studentët jashtë mjesideve të Ministrisë.

Kjo është dita e dytë radhazi që studentët protestojnë. Ditën e djeshme ata u mblodhën  në oborrin e fakultetit të Arkitekturës dhe shpalosën kërkesat e tyre ndaj ministres Nikolla dhe kryeministrit Rama.

/Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto