Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavalla të Greqisë mbrëmjen e shkuar, ku ka mbetur i vrarë një 18-vjeçar i cili mendohet se është shqiptar.
Portali grek “pentapostagma.gr” shkruan se trupi i shqiptarit u gjet i pajetë pas orës 22:00 në qendër të Kavallës, prapa Tregut Komunal të Kavallës.
Njerëz të paidentifikuar ende thuhet se e qëlluan të riun në mes të rrugës.
Në bazë të dëshmive të deri më tanishme, shqiptari është qëlluar në shpinë.
Në duart e viktimës u gjet një kartmonedhë 50 euroshe. Për këtë shkak besohet se i riu nuk ka qenë pre e ndonjë grabitjeje, por dyshohet se kjo ka qenë një koflikt për pazare të jashtëligjshme droge. Megjithatë ende nuk ka një përfundim nga policia greke.
https://www.youtube.com/watch?v=L1GUiJKRvOY