Vendosni fjalën kyçe....

“Zhurmë kazanësh, s’ka rritje tarifash” – Rama komenton protestën e studentëve


Kryeministri Rama ka komentuar protestën e qindra studentëve para Ministrisë së Arsimit, si dhe të atyre në Elbasan e Durrës.

Teksa i kthen përgjigje një komentuesi në faqen e tij në “Facebook” ai thotë se ministrja Nikolla nuk është me diplomë nga Universiteti UFO ndryshe nga sa përflitet në kazanët mediatikë.

Ndërsa shton se nuk ka rritje tarifash që prej vitit 2014-të por kjo është zhurmë kazanesh dhe dizinformim me dashje.

“Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles?

Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot.” – shkruan Rama në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *