Vendosni fjalën kyçe....

10 protestat ku Rama ka refuzuar të dalë ballë për ballë me popullin


Në këto dy vitet e fundit mijëria shqiptarë kanë protestuar për të drejtat e tyre kushtetuese, për banesat e tyre, për ndotjen, për rrogat dhe kushtet e punës, për taksat dhe rritjen e çmimeve. Kryeministri Edi Rama në asnjë nga këto 10 protesta nuk është përballur me qytetarët, të diskutojë me ta edhe pse të gjithë kanë kërkuar një ballafaqim me kryeministrin.

Deklaratat, konferencat për shtyp, video -konferencat, rrjetet sociale, këto kanë qenë mënyrat që Rama ka zgjedhur për të komunikuar me publikun.

PROTESTAT

Artistët, Shembja e Teatrit Kombëtar 

Kryeministri Rama nuk ka zhvilluar një takim me artistët të cilët kërkojnë të mos shembet Teatri Kombëtar. Këta të fundii kanë protestuar për ditë me rradhë në mënyrë paqësore por Rama iu ka kthyer përgjigje në distancë ose nëpërmjet rrjeteve sociale. Rama nuk ka marrë parasysh kërkesat e artistëve dhe është shprehur i vendosur se Teatri do të shembet.

Kuksianët, taksa në Rrugën e Kombit 

Rama zgjodhi një komunikim ndryshe me banorët e Kuksit. Ai komunikoi me ta nëpërmjet një video-konference por nuk ishte fizikisht përballë tyre. “Taksa në Rrugën e Kombit ishte gabim total”, kështu u  shpreh Rama për tarifën prej 10 eurosh pas protestave.

Naftëtarët, minatorët

Për protestat e naftëtarëve të Fierit dhe Ballshit dhe minatorëve të Bulqizës Rama ka reaguar nëpërmjet Facebook-ut, Twitter-it dhe  deklaratave në media. Asnjë takim nuk ka zhvilluar me ta. Protestuesit kanë kërkuar statusin e naftëtarit  dhe statusin e minatorit, një premtin ky i pambajtur nga qeveria Rama.

Banorët që kanë kundërshtuar inceneratorët

Banorët e fshatit Vërri në Fier kanë protestuar vazhdimisht për mos ndërtimin e inceneratorëve pasi ata shprehen se është shumë afër banesave të tyre. Edhe banarët e Zharrëzës kanë protestuar pasi nuk ishin dëmshpërblyer për banesat. Ata erdhën deri në Tiranë më këmbë por nuk u takuan nga Rama apo Gjiknuri. 

Banorët e Unazës së Re

Për 32 ditë me rradhë banorët e Asitirit janë duke protestuar.  Qeveria dhe bashkia parashikojnë të prishin më shumë se 300 banesa dhe biznese për zgjerimin e segmentit rrugor nga “Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”.

As Veliaj kryetari i Bashkisë, as Rama nuk kanë zhvilluar një takim me banorët. Ata shprehen nëpër deklarata se projekti i “Unazës së Re” do të zbatohet dhe ndërtesat do të shemben. 

Protesta te Bulevardi i Ri

Rreth dy vite më parë këta banorë protestuan deri në minutën e fundit por banesat e tyre u prishën. Veliaj dhe Rama në distancë premtuan për dëmshpërblime dhe banesa sociale por deri më tani asnjë nga këto.

Protesta e Bregut të Lumit 

Banorët e Bregut të Lumit janë përballur me të njëjtën situatë si ata të Astirit. Ata janë lajmëruar nga një inspektor i INUV-it që të lirojnë banesat e tyre brenda një afati 10-ditor pa asnjë të dhënë lidhur me trajtimin financiar të tyre. Bëhet fjalë për 44 banesa ku jetojnë më shumë se aq familje. As Rama dhe Veliaj nuk i ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre jetike. 

Protesta në Shkozë

Mëngjesin e 3 dhjetorit, punonjësit e IMT-së shkuan me mjete të rënda për të prishur banesat në Shkozë. Mirëpo banorët e kësaj zone, janë ngritur në protesta për të mos lejuar IMT-në të vazhdojë punën. Rama dhe Veliaj iu kthejnë përgjigje banorëve nga rrjetet sociale apo studiot televizive. 

Protesta e studentëve

Studentët po protestojnë për :1.Heqja e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.2-Shtyrja e afatit të pagesës së tarifës vjetore.3. Pagesa me këste të tarifës. Nikolla është ngujuar brenda Ministrisë së Asimit dhe Rama iu bën karshillëk duke i quajtur edhe ngelësa./ Hashtag.al 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *