Vendosni fjalën kyçe....

2 deklarata brenda 2 orësh. Kush ia kërkoi Nikollës “së ngujuar” ngritjen e grupeve të punës?!


Pas deklaratës së bërë gjatë takimit me rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend, ministrja Nikolla ka bërë sërish një deklaratë për mediat, po nga selia e institucionit që drejton.

Ajo theksoi se i vjen mirë që ka marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Më tej Nikolla tha se protesta tregoi sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte te studentët për atë që do sjellë reforma në Arsimin e Lartë.

Sipas Nikollës, ajo ka marrë një kërkesë nga këshillat studentorë për ngritjen e grupeve të punës për 3 pikat që nuk janë plotësuar ende.

“Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë. Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë. Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare.” – deklaroi Nikolla.

Ndërkohë studentët kanë kundërshtuar negociatat e kërkuara nga ministrja Nikolla duke thënë se ata nuk kanë bërë asnjë kërkesë për ngritjen e grupeve të punës që përmendi ministrja në deklaratën e dytë prej saj para pak minutash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *