Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum ku ka humbur jetën një person. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”. Mesohet se automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.