Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Gjonaj: S’ka amnisti për burrat dhunues


“Gjatë vitit 2019 Ministria e Drejtësisë do të ngrejë 8 qendra në gjykata apo bashki ku do të ofrohet ndihmë juridike falas edhe për gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje”. Kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë  Etilda Gjonaj gjatë konferencës kombëtare “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”.

Duke u ndalur tek amnistia që përgatitet me rastin e festave të fundvitit, ministrja Gjonaj siguroi se nuk do të ketë amnisti për burrat dhunues. 

 “Ministria e Drejtësisë edhe me mbështetjen e kryeministrit po përpilojmë një akt ligjor i cili ka të bëjë me amnistinë e fundvitit ku ashtu siç unë jam zotuar në mënyrë publike por që gjen vend edhe në këtë pr/ligj, pikërisht ata persona që janë dënuar për vepra penale seksuale apo vepra penale të dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në pr/ligjin për amnistinë.

Jam e sigurt që kësaj gjeje do t’i shkoj deri në fund duke pasur edhe mbështetjen e grave deputete të cilat në asnjë rast nuk do të pranojnë që kjo kategori apo këto subjekte të dënuara për këto vepra penale të mos bëjnë pjesë në këtë amnisti”, tha  ajo.

Ministrja Gjonaj në fjalën e saj ka renditur një sërë ndryshimesh ligjore të iniciuara nga MD që synojnë forcimin e rolit të gruas në shoqëri dhe mbrojtjen e saj nga dhuna. Po ashtu tre institucione, siç theksoi Gjonaj, Ministira e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme kanë ngritur një zyrë koordinimi kundër dhunës në familje, ku priten gratë viktima të dhunës në familje, adresohen dhe referohen saktë problemet dhe shqetësimet e tyre tek institucionet përgjegjëse dhe ju ofrohet këshillim ligjor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *