Templates by BIGtheme NET

Aksidentohet me makinë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është përfshirë në një incident rrugor.

21-vjeçari argjentinas u aksidentua në sheshin Buonarroti në Milano pasditen e djeshme me makinën e tij tip “Porsche Boxter”, përplasi një grua 37-vjeçare e cila po lëvizte me biçikletë, shkruan “calciomercato”.

Vetë Martinez nuk u lëndua, por priti mbërritjen e ambulancës për gruan e cila kishte mbetur e plagosur. Ajo u dërgua më pas në spitalin Fatebenefratelli, por lëndimi i saj nuk mendohet se është serioz.

Ndërkohë policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Argjentinasi ju bashkua Nerazzurri nga Racing Club në verë, por është përdorur herë pas here nga Luciano Spalletti.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto