Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shefja e financave dhe vajza e themeluesit të “Huawei”


Autoritetet kanadeze kanë arrestuar shefen e financave të kompanisë “Huawei”. Meng Wanzhou, e cila është gjithashtu zëvendëskryetare e gjigantit telekomit kinez, u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor dhe është në pritje të seancës së lirimit me kusht, të planifikuar për të premten, tha Departamenti i Drejtësisë i Kanadasë.

Meng ishte shpallur në kërkim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për për shkeljen e embargos tregtare me Iranin, shkruan RT.

“Wall Street Journal” raportonte në prill se autoritetet amerikane kanë hetuar gjigantin e telekomunikacionit kinez që prej së paku nga 2016, për dyshimin e anashkalimit të sanksioneve iraniane dhe furnizimin e produkteve me origjinë nga SHBA në Republikën Islamike.

Departamenti i Drejtësisë, Tregtisë dhe Thesarit amerikan deri më tani nuk ka pranuar të zbulojë ndonjë informacion mbi hetimet ndaj “Huawei”.

Ndërmarrja kineze po ashtu ka refuzuar të komentojë problemet e saj ligjore në SHBA, gjë që mund të përkeqësojë më tej gjendjen e saj në tregjet perëndimore.

Lajmi i arrestimit të Meng, vajzës së themeluesit të Huawei, vjen pas raportit të fundit nga WSJ se qeveria amerikane ka nisur një mision për të dekurajuar aleatët e saj nga përdorimi i pajisjeve “Huawei” që i konsideron një rrezik për sigurisë.

Kina ka dënuar arrestimin e Meng, duke i bërë thirrje SHBA-së dhe Kanadasë që të “korrigjojnë menjëherë gabimet dhe t’i rikthejnë lirinë ekzekutives së “Huawei”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *