Templates by BIGtheme NET

Basha te “Unaza e Re”: Po i prishni rehatinë Ramës se ai do vetëm të vjedhë

Banorët e “Unazës së Re” janë sërish sot duke protestuar për banesat e tyre. Në protestë është i pranishëm edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili ka deklaruar se protestat i kanë prishur rehatinë Ramës pasi ky i fundit dëshiron vetëm të vjedhë.

“Studentët iu kanë prishur rehatinë se ata duan vetëm të vjedhin. Shikoni pak vilat e ministrave të Ramës. Iu thonë shpellarë është se ju i keni prishur rehatinë. Edi Rama nuk investon te arsimi. Ka çuar 40 milionë euro te sheshi Skëndërbej që lajnë dhe shpëlajnë sheshin atje. Studentët s’kanë kushte në konvikte,  në laboratorë. Këtu te “Unaza e Re” po vidhen 40 milionë euro. Rama do t’i mbajë shqiptarët injorantë.  Protestat janë konkluzinet e qeverisjes së tij. Ky kryministër nuk merret më ashjë tjetër vetëm me grabitje.”, u shpreh Basha. Banorët kanë bllokuar rrugën. Në mbështetje të tyre janë edhe deputetët e opozitës. 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto