Vendosni fjalën kyçe....

Grabitësi merr peng 83-vjeçaren por bën gabimin që i kushton jetën (Video)


Policia braziliane ekzekutoi një grabitës, i cili kishte marrë peng një 83-vjeçare për ta përdorur atë si mburojë teksa largohej nga vendi i ngjarjes.

Hajduti që kishte vjedhur disa buzhuteri në një dyqan në qytetin e Valenca-s, rreth 160 kilometra larg Rio de Janeiro-s u tremb pasi policia e njoftuar për grabitjen arriti në vendngjarje brenda pak çastesh.

I gjendur pa rrugëdalje, grabitësi mori peng një grua të moshuar, 83 vjeçare dhe e tërhoqi pas vetes teksa largohej duke i vënë armën në kokë.

Policia e shoqëroi për disa metra grabitësin para se këtij të fundit t’i ngatërroheshin këmbët dhe të rrëzohej, gabim që i kushtoi jetën, pasi u qëllua për vdekje nga policët që po e ndiqnin nga shumë pranë.

Atij iu gjetën bizhuteri me vlerë 13 mijë dollarë si një pistoletë. Kurse qytetarët e pranishëm në vendngjarje brohoritën aksionin e policisë dhe i dhuruan së moshuarës një buqetë më lule për tronditjen që pësoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *