Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohen studentët e Elbasanit dhe të Shkodrës, pengohen të vijojnë protestën (Video)


Ndërkohë që mijëra studentë në mbarë vendin po zhvillojnë sot një protestë në ditën e dytë të saj, qindra të tjerë janë penguar t’i bashkohen asaj.

Studentët e universitetit të Elbasanit, janë kërcënuar me mungesa nga stafi drejtues, sado që një pjesë e studentëve dhe e pedagogëve e klanë braktisur mësimin.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në universitetin e Shkodrës, ku studentët janë kërcënuar që të mos protestojnë.

Në fakultetet e këtij universiteti nuk lejohen kamerat dhe as gazetarët. Sot është dita e tyre e protestës që ka përfshirë tashmë thuajse të gjitha universitetet në vend.

Studentët kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre dhe i kanë vënë ultimatum ministres së Arsimit, Nikolla, që të japë përgjigje deri sot në orën 16:00.

Studentët janë shprehur se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kërkesat e tyre ndërsa i kërkojnë ministres që dalë t’i takojë jashtë godinës, pasi nuk kanë ndërmend që të fusin brenda një përfaqësi studentësh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *