Vendosni fjalën kyçe....

Kromi shqiptar drejt përfundimit, prej 7 vitesh mungojnë kërkimet e reja


Prej më shumë se 7 vitesh në Shqipëri nuk kryhen kërkime të reja për gjetjen e rezervave të kromit, ndërkohë që shkak për këtë situatë janë bërë pengesat ligjore që nuk inkurajojnë investitorët. Situata pranohet edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që gjithsesi thonë se janë duke punuar për zgjidhjen e problematikës.

“Kemi diskutuar gjatë paketës fiskale dhe me përfaqësues të industrisë së kromit. Sipas tyre kërkesat financiare, që duhet të jetë dikush që të eksplorojë janë aq të larta, që ata thanë që ka 7 vjet që në krom nuk po bëhen kërkime të reja, mund të ketë edhe me shumë. Atëherë pyetje: Keni në plan të merreni më këtë çështje apo të merremi në si komision?”, deklaroi deputeti i PS, Ilir Beqja në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

“Nuk janë 7 vjet, por janë më shumë. Ne kemi filluat të merremi me këtë çështje, dhe sapo të kemi gati do ta publikojmë”, tha përfaqësuesi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkaq, pavarësisht kësaj situate qeveria ndërmori në politikë fiskale për rritjen e nivelit të rentës në eksport, duke u bazuar te argumenti se kromi në vend po mbaron.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në relacionin që shoqëronte ndryshimin në ligjin për taksat kombëtare theksonte se “kromi në Shqipëri do të mbarojë për 8 vite, për shkak të eksporteve tejet të larta që përllogariten në 500 mijë ton në vit, ndërkohë që rreth 135 mijë ton do të shkojnë për përpunim brenda vendit, raporton Scan.tv.

Sipas ministrisë së Financave, me ritme të tilla kromi do të mbaronte për 8 vite, ndërkohë që industria e ferrokromit në vendin tonë do të duhej të mbyllej pas 10 viteve. Aktualisht rezervat e njohura e kromit përllogariten në 5.5 milion ton.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *