Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: 18 milionë euro që do i jepen kompanisë ne offshore të dëmshpërbleheshin qytetarët


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas skandalit me tenderit e Unazës së Re ku paratë e taksapaguesëve shqiptarë do i jepen kompanisë private e rregjistruar në offshore.

Kryemadhi në reagimin e saj ka kritikuar me tone të ashpra ndaj qeverisë e cila i ka dhënë tenderin komapnisë që paratë publike do i çojë në offshore kur mund të dëmshpërblente qytetarët.

Postimi i plotë:

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë!

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlerë tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *