Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Tusha propozimi më i mirë për KLSH-në, figurë që ka kaluar vetting-un


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka theksuar se propozimi i tij për kreun e KLSH është më i miri i mundshëm.

Emri i Vitore Tusha si propozim nga Meta për postin e Kontrollit të Lartë të Shtetit është më i miri pasi Tusha ka kaluar edhe vetingun me sukses.

“Propozimi im mendoj ka qenë më i miri i mundshëm për të gjitha arsyet që kanë të bëjnë me kriteret sipas vlerësimit tim, që duhet të ketë një drejtues i KLSH-së në këtë situatë që e forcon pavarësinë e këtij institucioni. Mos harrojmë që ky është institucioni që bën auditimin e institucioneve të tjera publike në vend dhe zonja Tusha e ka kaluar ‘vetting’-un e saj me sukses”- deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *