Vendosni fjalën kyçe....

Paralizohet Tirana, studentët në këmbë që nga Kamza (FOTO/VIDEO)


Studentët nga të gjitha fakultetet e universitetit publik në kryeqytet, madje edhe ata të Universitetit Bujqësor në Kamëz janë nisur drejt ministrisë së Arsimit. Në një marshim në këmbë, studentët kanë bllokuar përkohësisht rrugët, duke penguar qarkullimin.

Sikurse shihet nga fotot dhe videot e mëposhtme të publikuara nga “Lëvizja për Universitetin” , ka studentë që janë nisur që nga fakulteti Ekonomik, ai i Gjuhëve të huaja, i Fililogjisë dhe i Historisë, i Mjekësisë, i Drejtësisë, Shkencave sociale, Shkencat Natyrore, e madje që nga Kamza në këmbë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, është thirrja e tyre.

Por, jo vetëm studentët e Universitetit të Tiranës e të Kamzës, po protestojnë.  Edhe ata të Durrësit, Elbasanit dhe Korçës po zhvillojnë paralelisht protestat e tyre.

Ata i kanë vënë ultimatum Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kushteve deri në orën 16.00 të ditës së sotme.

  1. Përgjysmimi tarifave
  2. Heqja e tarifave shtesë
  3. Përmirësim i kushteve
  4. Përfaqësim në vendimarrje për studentët.

Ditën e djeshme studentët bënë të njëjtën gjë, por ishin studentë kryesisht nga tre Fakultete, i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit si edhe i Arkitkturës dh Urbanistikës. të Universitetit të Tiranës.

Studentët i vunë dje ultimatum ministres Nikolla, që t’u kthente përgjigje brenda ditës dhe brenda oarit zyrtar të punës.

“Kërkesat janë të panegociueshme. Ministrja të na japë përgjigje brenda ditës së sotme, brenda orarit të punës. Pagesa e tarifës studentore të bëhet me këste. Arsim publik falas. Nuk bëjmë negociata me ministren arrogante dhe injorante. Në 21 maj është marrë një vendim i turpshëm për tarifat. I duam studimet si gjithë Evropa. Ne nuk ikim.” – thirrën studentët jashtë mjediseve të Ministrisë.

Nikolla nga ana e saj u përgjigj përmes një konference për shtyp, duke thënë se ndryshimet mes të cilave edhe vendosja e një tarife për provimet e mbartura, do të aplikohen vitin e ardhshëm.

Një studente në protestën e sotme, tha se arsyeja se përse nuk pranojnë negociata me Nikollën është sepse 3-4 përfaqësues janë të korruptueshëm: “Lindita Nikolla nëse do të na vijë këtu në shesh të flasim të gjithë. Nuk duam 5 veta që të na përfaqësojnë sepse ata janë lehtësisht të korruptueshëm”.

Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjetetve sociale, tha që nuk ishte dakord që qytetarët të paguajnë për provimet e mbartura, duke i quajtur studentët protestues “ngelësa”./Hashtag.al

 

Studentët e Fakultetit Ekonomik

Studentët e Universitetit të Mjekësisë

Studentët e Universitetit Bujqësor

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale

 

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë

Studentët e Fakultetit të Histori Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *