Templates by BIGtheme NET

Protestat/ Rama prapë me 3D, përpiqet të zbusë studentët

Mijëra studentë protestuan sot kundër qeverisë Rama për tarifat në universitete. Ata u shprehën protestat e tyre do të vazhdojnë.

Por kryeministri Rama ka reaguar pak minuta më parë duke publikuar një video video për investimet që do të bëhen në konviketet e studentëve.

Rama po përpiet që shuajë protestën e studentëve dhe reagimin e tyre të fortë duke treguar se qeveria e tij po punon për kushtet e tyre gjatë studimeve.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shprehet Rama në Facebook.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto