Templates by BIGtheme NET

Qeveria franceze e heq fare taksat e karburantit, “Jelekët e Verdhë” lajmërojnë protesta

Taksat e karburantit, rritja e të cilave nxiti javë protestash të dhunshme në Francë, tani janë hequr nga buxheti i vitit të ardhshëm, njoftoi qeveria.

Masa u njoftua nga Kryeministri Edouard Philippe, i cili një ditë më parë kishte premtuar t’i shtyjë ato vetëm për gjashtë muaj.

Protestat e “Jelekëve të Verdhë) kanë goditur qytetet e mëdha gjatë tre fundjavave të fundit. Për këtë fundjavë janë planifikuar demonstrime të mëtejshme.

Kryeministri tha të martën se rritja e ardhshme e planifikuar në të ashtuquajturën taksë të karbonit mbi karburantin e automjeteve, e cila kishte ardhur më 1 janar, do të pezullohej për gjashtë muaj për të lejuar konsultime.

Ai tha gjithashtu se rritjet e planifikuara në çmimet e gazit dhe energjisë elektrike këtë dimër do të ndaleshin dhe se një ashpërsim i rregullave për testet e emisioneve të automjeteve do të shtyhej gjithashtu.

Protestat në Francë kanë qenë të dhunshme dhe u kanë kushtuar jetën deri tani të paltën 3 protestuesve, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur e arrestuar.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto