Templates by BIGtheme NET

Sekuestrohet mbi 1 ton heroinë në Turqi

Policia turke ka sekuestruar  1 ton e  271 kilogramë heroinë. Ky lajm është bërë të ditur vetë ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, në një deklaratë për mediat.

“Dje kemi konfiskuar dërgesën më të madhe në histori. Ekipet tona policore në qytetin Erzincan konfiskuan 1 ton e 271 kilogramë heroinë që ishte fshehur në një kamion.

Kjo sasi nuk është pjesë e shifrës së përmendur për vitin 2018. Në periudhën në fjalë kemi konfiskuar rreth 80 ton marijuanë, 10.6 milionë tabletë captagon, 7.8 milionë ekstazë. Gjatë vitit kemi konfiskuar 15.9 ton heroinë”, tha Soylu.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto