Vendosni fjalën kyçe....

Studentët nxjerrin blof Nikollën: “S’kemi kërkuar grupe pune, nuk ka negociata


Pas deklaratës së dytë të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, se ajo ka urdhëruar ngritjen e 3 grupeve të punës për 3 kërkesat e studentëve që nuk janë plotësuar ende, këta të fundit kanë thënë se nuk do tërhiqen dhe se nuk pranojnë asnjë negociatë.

Ata kërkojnë arsim publik falas ndërsa kërkojnë shkresë zyrtare me të 4 pikat e miratuara, ndryshe nuk tërhiqen.

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat e paraqitura më herët dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Duam arsim publik falas. Do i vijojmë protestat deri në fund”. – thërrasin ata para godinës së Ministrisë.

Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat’- thonë studentët.

Ata protestojnë para Ministrisë së Arsimit që prej mëngjesit të sotëm. Në protestën e sotme marrin pjesë thuajse të gjithë fakultetet e universiteteve të Tiranës ndërsa protesta janë zhvilluar edhe në universitetet e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës e Korçës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *