Templates by BIGtheme NET

Studentët-Ramës: Kemi Dekanen me mesatare 6.2, të bëhen publike doktoraturat e pedagogëve

Studentë janë të vendosur për kërkesat e tyre. Nuk do të ndalen së protestuari deri kërkesat e tyre të kenë zgjidhje.

Së fundmi studentët e Fakultetit të Infermierisë kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama. Ata deklarojnë se kanë një Dekane me 6.2 mesataren e diplomës dhe kërkojnë që  të bëhen publike diplomat dhe doktoraturat e dekanëve dhe rektorëve të tyre.

Mijëra studentë të fakluteteve të Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit të Shkencave, të Bujqësorit kanë zhvilluar një protestë masive.

Një pjesë e tyre marshuan para Kryeministrisë dhe më pas janë bashkuar me pjesën tjetër të studentëve që po protestonin para Ministrisë së Arsimit.

Studentët kërkojnë:

  1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura.
  2. Shtyrjen e afatit të pagesës së tarifës vjetore.
  3. Pagesën me këste të tarifës.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto