Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet arsyeja e ekzekutimit të shqiptarit në Berlin nga atdhetari i tij


Është zbardhur krimi i ndodhur në kryeqytetin gjerman, Berlin, para pak ditësh, ku mbetën të vdekur 2 shqiptarë. 47-vjeçari Blendi G., u qëllua disa herë me një armë zjarri 200 metra pa mbërritur në banesën e tij.

Ai humbi jetën në vend ndërsa autori i dyshuar, sipas mediave gjermane u vetëqëllua dhe më pas humbi jetën në spital.

60-vjeçari që dyshohet se kreu krimin e dyfishtë, dyshohet se e vrau patriotin e tij pasi dyshonter se ai kishte raporte me ish-bashkëshorten e tij.

Identiteti i autorit të dyshuar, që u vetëvra nuk është publikuar ende raportojnë mediat gjermane, të cilat njoftuan edhe për arsyet e mundshme të krimit.

Megjithatë autoritetet nuk e kanë thënë ende fjalën e tyre pasi përveç xhelozisë, nuk përjashtohet që dy shqiptarët të jenë përplasur më parë për ndonjë motiv tjetër.

Blendi G., i cili punonte si punonjës sigurie në një butik, u qëllua me disa plumba në trup teksa kthehej në shtëpinë e tij mbrëmjen e së dielës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *